BallinaLajmeNdërron jetë farmacistja 38-vjeçare nga Vushtrria

Ndërron jetë farmacistja 38-vjeçare nga Vushtrria

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Ka ndërruar jetë farmacistja 38-vjeçare Vahide Përvetica nga Vushtrria. Lajmi është kumtuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës me një postim në faqen zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen në moshë shumë të re nga jeta të koleges sonë farmaciste Vahide Përvetica.

Vahide Përvetica u lind më 01.03.1981 në Vushtrri ku edhe përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 2000/2001 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në Prishtinë të cilin e përfundoi në vitin 2006 me nota të larta e plot meritë.

Për disa vite menaxhoi dhe udhëhoqi barnatoren e saj private në Vushtrri, kurse në fillim të vitit 2017 u punësua si farmaciste në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri“.

Pas vetes la bashkëshortin, dhe dy djemtë, Engjin 6 vjeç dhe Kronin 2 vjeç!

OFK në emër të të gjithë farmacistëve shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një vajzë e shoqe shumë e edukuar, grua e nënë e përkushtuar ndaj familjes, e farmaciste shembullore. Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejë forcën për të përballuar dhembjen.

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot më 19 Tetor 2019 në orën 13:00 në fshatin Pantinë, Komuna e Vushtrrisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz