back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaSportAgim Ademi s’e merr pagën e kryetarit, e dhuron për bamirësi

Agim Ademi s’e merr pagën e kryetarit, e dhuron për bamirësi

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, s’e merr pagën e kryetarit të Federatës, pasi që ka thënë se është në gjendje të mirë financiare dhe paratë që do të duhej t’i merrte do t’i jep për bamirësi.

I ftuar në emision sportiv “Favorit” në T7, sonte është presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të diskutuar për gjasat e Kosovës për kualifikim në EURO 2020, dyshimet për keqpërdorime me biletat e Kosovës, pozitën e tij si kryetar i FFK-së dhe gjendjen brenda Federatës, shkruan Gazeta Express.

Që kur është emëruar në pozitën e kreut të FFK-së, Agim Ademi s’ka pranuar ta marrë pagën që i takon, pasi që tregon se është në gjendje të mirë financiare.

Pagat e tij shkojnë në një fond të Federatës që mund ta shfrytëzojnë futbollistët e rinj kur pësojnë lëndime dhe u duhen para për procesin rikuperues. Disa prej parave shkojnë edhe për bamirësi.

“Unë nuk e kam marrë asnjëherë rrogën në Federatë të Futbollit, tash e 20 vjet që jam. Nuk i marr as mëditjet e mia, që i marrin anëtarët e tjerë. Nuk po tregoj madhështi këtu, por unë futbollin e kam pasion”, deklaroi Ademi në emisionin “Favorit” në T7.

“Unë për futboll kam dhënë pare bashkë me shumë shokë. Më shumë e bëj për pasion, sesa për para sepse qëndroj mirë financiarisht”.

“Ajo pagë shkon në një fond që mbetet në Federatën e Futbollit të Kosovës, këtë punë do ta bëjë me shumë shpirt për të gjithë sportistët e rinj. Dashtë Zoti mos u dashtë, por në rast të ndonjë lëndimi, kushdo që s’ka mundësi, do t’ia mundësoj t’i përdor ato para. Nganjëherë edhe për ndihma të tjera”. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz