back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaShowBizNëna e Rita Orës me rrëfim emocional: Kanceri ma ndryshoi jetën

Nëna e Rita Orës me rrëfim emocional: Kanceri ma ndryshoi jetën

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Sëmundja e kancerit në gji, i dha asaj kthesën më të madhe që mund t’i japë jeta, një betejë nga e cila fitorja nuk është e sigurt, por që mosdorëzimi do t’i jepte dhuratën më të bukur.

Disa vite më vonë përveç shërimit , do të shihte edhe se si vajza e saj do të shënonte një ngjitje spektakolare duke u bërë një yll botëror.

Nëna e yllit ndërkombëtar Rita Ora, Vera Sahatçiu Ora është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit. Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.
Në një intervistë për Telegrafin, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

“Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin. Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.

Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, u shpreh Vera Ora.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz