back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShowBizSherr mes vajzave të showbizit, Kejvina dhe Oriola rrahin Einxhel Shkirën

Sherr mes vajzave të showbizit, Kejvina dhe Oriola rrahin Einxhel Shkirën

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Dy ditë më parë pranë Liqenit të Thatë të Tiranës ka ndodhur një sherr midis tre vajzave të njohura të ekranit shqiptar.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Oriola Marashin dhe Einxhel Shkirën.

Një burim ka treguar për “Iconstyle.al” se vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Por pas prëleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq, transmeton Panorama.

Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.

Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu kupën e spektaklit dhe dyshohet se Einxhel ka lëshuar disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj.

Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz