BallinaLajmeKoalicioni LDK-LVV në ditë të vështira, ja çfarë deklaron Lutfi Haziri

Koalicioni LDK-LVV në ditë të vështira, ja çfarë deklaron Lutfi Haziri

Të ngjajshme

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Arben Gashi thotë se opozita duhet fizikisht ta bllokojë Kuvendi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas përfundimit...

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë folur për ndarje të posteve ministrore, por vetëm për politikat programore, derisa janë në pritje të rezultatit final.

Haziri madje, në fund edhe ka “ironizuar” me Albin Kurtin, i cili mbrëmë ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua ndeshja Kosovë – Mali i Zi, ku lideri i VV-së, u ul në lindje të stadiumit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso nëLiderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz