back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeMilaim Zeka tregon se çka do të bëjë tash pasi nuk arriti...

Milaim Zeka tregon se çka do të bëjë tash pasi nuk arriti të bëhet deputet

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka, që nuk ka mundur ta kalojë pragun elektoral për t’u bërë pjesë e parlamentit, ka fajësuar media të caktuara që nuk i kanë dhënë hapësirën e mjaftuar.

Ai ka thënë se partia e tij dhe ai janë bojkotuar gjatë fushatës zgjedhore në disa raste.

Zeka ka thënë se atij personalisht nuk do t’i mungojë Kuvendi, ku mandatin e kaluar ishte deputet.

“Por do t’u mungojë qytetarëve”, ka thënë Zeka.

“Në këtë pozicion jam komod, unë do t’i kthehem familjes, do t’i kthehem pak jetës sime”.

“Kam projekte filmike me të cilat do të merrem, por nga skena politike nuk do të largohem”, është shprehur ai.

Zeka ka folur është për momentumin politik nëpër të cilin po kalon vendi.

“Shoh sfida të jashtëzakonshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit pasi që Qeveria e re do të jetë Qeveri e dialogut. Nuk ka asnjë proces politik që mund të ecë pa përfunduar një marrëveshje  çfarëdo qoftë me Serbinë. Kosova apo kalon në momentin më të rëndë historik. Kam dyshime se Osmani dhe Kurti mund të bëjnë ndryshime të mëdha”.

“Si mund ta ndryshohet prokurori publik, kur atë punë e ka në dorë, Presidenti Thaçi, si mund ta ndryshosh drejtorin e AKI-së? Si mund ta heqësh Thaçin nga dialogu kur formatin e përcakton BE dhe SHBA?. Nëse i dërguarit i Trumpit e ka djersit Vuçiqin, nëse ka mbet 10 minuta pa tekst, imagjino se fare djersitje Amerika dhe Brukseli do t’i bëjë klasës politike në Kosovë”.

“Thaçi është lojtari më i mirë politike pas Presidentit Rugova dhe heshtja e tij, duhet zbërthyer nga Osmani dhe Kurti. Deklarata e tyre kundër presidentit se do ta largojnë nga dialogu dhe deklarata e Kurtit se nuk do ta marrë Listën Serbe në Qeveri janë të nxituara”.

Zeka është shprehur pesimist lidhur me krijimin e Qeverisë së re.

“Deklarata e këshilltarit të Isa Mustafës, Besnik Berisha se deri në vitin e ri s’do të ketë koalicion dhe heshtja e Thaçit flet që ai nuk sheh mundësinë që Kurti dhe LDK do të krijojnë qeveri të shpejtë. Po të shohësh deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu dhe ato diplomatike të Lutfi Hazirit, tregojnë se LDK nuk është unike për koalicionin me VV, kjo do të vonojë krijimin e qeverisë”.

“Elektorati i VV është shumë i veçantë – 90% të papunë që pret ndryshime radikale. Ndryshimet radikale ato kanë ndodh vetëm në kohë e Enver Hoxhës, Josef Stalinit dhe diktaturës. Kurti dhe Osmani edhe po të jenë supermenë nuk mund t’i bëjnë ndryshimet që pret elektorati. Elektorati i Kurit nëse për 6 muaj dëshpërohet do të ketë ndryshime”. /Klan Kosova

LEXO EDHE: Milaim Zeka: Fitorja e Albin Kurtit ka çmendur të tjerët, është fitore edhe për PEK-un

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz