back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKurti dhe Osmani pajtohen: Kryeministër do të bëhet ai që ka edhe...

Kurti dhe Osmani pajtohen: Kryeministër do të bëhet ai që ka edhe një votë më shumë

Të ngjajshme

Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në 26-vjetorin e themelimit...

Përparim Rama për matjen e cilësisë së ajrit: Prishtina përtej ajrit të ndotur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po prinë në rajon...

Shqiptari riktheu imazhin e “Bariut të Mirë”, një ndër 12 fotot më ikonike të vitit

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në...

Willian befason me klubin e ri

Dikur fitoi dy tituj të Premierligës dhe Europa Leaguen...

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim të përbashkët ku ranë dakord për bashkëqeverisje.

Por sa i takon postit të kryeministrit ata po ashtu u pajtuan që ta merr atë ai që ka qoftë ehde një votë më shumë.

Për Kurtin rezultati aktual nuk do të ndryshojë , por për Osmanin për t’u konfirmuar mbetet vetëm pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të mërgatës.

“Ne si LDK e kemi deklaruar edhee më parë që po presim rezultatin final dhe nëse konfirmohet, kushdo që del se ka më shumë vota ka fituar edhe kryeministrinë. Pozitën time ku do të jem unë do ta marr vendimin unë bashkë me partinë”.

“Do të presim rezultatin final të numërimit sepse është respekt ndaj qytetarëve. Janë në pyetje rreth 20 mijë vota të mërgatës dhe 20 mijë me kusht. Pa hezitim në bashkëqeverisjen tonë ne do t’ia urojmë njëri-tjetrit”.

Kurti gjithashtu tha se ata kanë uruar njëri-tjetrin për gjithçka.

“Ne do të qeverisim bashkë dhe rezultatet preliminare i kemi dhe nuk besoj që do të ndryshojnë. Ne e uruam njëri-tjetrin për gjithçka. por për darkordim dhe korrektësi është certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz