BallinaRegjionaleZyrtare: Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

Zyrtare: Nisin hetimet për vëllanë e Xhafer Tahirit të LDK-së

Të ngjajshme

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e videoincizimit në portalin Indeksonline, publikuar më 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Indeksonline ka publikuar mbrëmë një video ekskluzive, ku shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marrë para kesh në duar si ryshfet.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz