BallinaZgjedhjetDega e NISMAS në Drenas: Njëjtë si në kaluarën, PDK po e...

Dega e NISMAS në Drenas: Njëjtë si në kaluarën, PDK po e dëmton procesin zgjedhor!

Të ngjajshme

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Gruda thotë se është lojë politike

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se PDK nuk...

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

Komunikatë për media nga dega e NISMAS në Drenas.

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetar të Drenasit dhe më gjerë, nëpërmjet kësaj komunikate po adresojmë reagimin tonë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës e veçmas për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), i bëjmë thirrje që të ruhen kushtet që ky proces zgjedhor i zgjedhjeve nacionale që të mos dëmtohet nga partia e cila shumë shpejtë pritet të mbetet në opozitë e kjo është PDK-ja. PDK në Drenas është duke ushtruar presion maksimal tek votuesit në forma të ndryshme, forma këto të njohura edhe nga proceset e kaluara zgjedhore. Njëra nder këto forma u manifestua edhe mbrëmë ku PDK-ja i obligoi mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme në Drenas të marrin pjesë në tubim zgjedhor. Po ashtu në tubimin zgjedhor të PDK-së i cili u mbajt në Palestren e sporteve “Hysni Jetullahu” në Drenas mesimdhenësit dhe nxenësit e Gjimnazit “Gj.K. Skenderbeu” si dhe SHMT “Fehmi Lladrovci” janë detyruar ta nderpresin mesimin me qellim që të marrin pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së, për këtë kanë raportuar edhe mediet të ndryshme.

PDK-ja dhe pushteti në shkuarje në Drenas vazhdimisht po iu bëjnë presion punonjësve të shërbimit civil në forma të ndryshme që vota e tyre të shkoj për PDK-në. Dëmtimi i procesit zgjedhor si dhe keqpërdorimi i objekteve komunale si dhe vet zyrës së Kryetarit të Komunës së Drenasit po vazhdon tutje nga vet Kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci. Ai po shfrytëzon zyrën e Kryetarit të Komunes së Drenasit për të prezantuar aderimet në PDK. Ky veprim i tij është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zyrës së Kryetarit të Komunës sepse ajo zyre nuk i përket asnjë subjekti politik por të gjithë qytetareve të Komunës së Drenasit pa dallim. Për mendimin tonë ai aderim që e prezantoj z. Ramiz Lladrovci më së miri do të ishte të prezantohej të shtunën e kaluar në tregun e Komoranit, se sa në Komune sepse pas atij aderimi fshihet vetëm pazari dhe asgjë më shumë. I bëjmë thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të marr masa urgjente ndaj PDK-së sipas ligjeve dhe akteve tjera nënligjore në fuqi, në mënyrë që të zhvillohet proces i drejtë dhe i paanshëm zgjedhor.

NISMA Socialdemokrate – dega në Drenas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz