back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeProfesori i Mjekësisë, Azem Lajçi, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Profesori i Mjekësisë, Azem Lajçi, i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se lëvizjes i është bashkuar edhe një Doktor i Shkencave të Kimisë, profesori në Fakultetin e Mjekësisë, Azem Lajçi.

Kurti e ka prezantuar Lajçin ku thotë se studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP në Kosovë, kurse magjistraturën dhe doktoratën në Universitetin e Zagrebit.

“Ai ka publikuar më shumë se 30 punime shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka shkruar tekste universitare për studentët e mjekësisë, stomatologjisë dhe biologjisë. Azemi tani ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë, në UP, lëndët Kimi Mjekësore dhe Kimi e Përgjithshme. Me dijen dhe përvojën e tij në shkencë e në hulumtime Lëvizja është më e plotë dhe më e pasur”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz