back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaZgjedhjetFlorian Dushi: LDK-ja është e vetmja shpresë për Kosovën

Florian Dushi: LDK-ja është e vetmja shpresë për Kosovën

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka thënë se besimi në LDK-në po rritet cdo ditë dhe të dielen do të votohet për ndryshim.

Dushi në një postim në Facebook, ka thënë se tubimet e LDK-së në Llap, Obiliq, dhe Fushë Kosovë dëshmuan se LDK është e vetmja shpresë për Kosovën.

Lexojeni të plotë postimin e Florian Dushit:

Sheshi “Ali Ajeti”, sot dukej i vogël për numrin e madh të pjesëmarrësve në tubimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë dhe Kryetari Agim Veliu. Llapi dëshmoi edhe kësaj rradhe se është Shtëpi e LDK-së nga themelimi e deri më sot, me mbështetje masive e fitore të një pas njëshme në zgjedhje lokale e qendrore.

Obiliqi, na mirëpriti për të sjellë erën e ndryshimit edhe në këtë qytet që do e përfshijë gjithë Kosovën me 6 Tetor. Entuziazmi i të gjitha gjeneratave në këtë tubim të Degës së LDK-së në Obiliq, na shtyen të besojmë se edhe kjo komunë do i bashkohet rezultatit plebishitar në nivel të Kosovës.

Kryetari Burim Berisha dhe Dega e LDK-së në Fushë Kosovë, në ambient të hapur na nderuan me organizim të shelqyeshëm të tubimit, duke konfirmuar BESIMIN e tyre në programin e LDK-së, përmes masovitetit dhe përkrahjes së qytetarëve të kësaj komune. Puna e vazhdueshme e Kryetarit dhe strukturave të LDK-së në Fushë Kosovë, do shpërblehet me votë qytetare me 6 Tetor.

Pas tubimeve të njëpasnjëshme, sonte në Kodrën e Trimave, Dega e Parë në Prishtinë në tubimin e mbajtur në Shkollën “Zenel Hajdini”, përmbylli në mënyrën më të mirë ditën e sotme me numër shumë të madh të mbështetësve tonë në këtë organizim. BESIMI i qytetarëve të Prishtinës në LDK, është shenj se ndryshimi në nivel të Kosovës do konfirmohet të Dielën me 6 Tetor.

#LDK134
#VjosaOsmaniKryeministre
#FlorianDushi19

#Podujeva#Obiliqi#FushëKosova#KodraeTrimave

Fotografia e Florian Dushi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz