back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePlagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka plagosur me armë zjarri viktimën.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e më pas është liruar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz