back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaZgjedhjetPartia FJALA sot zhvilloi fushatën në Prizren

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Prizren

Të ngjajshme

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...
- Advertisement -

Partia FJALA sot në Prizren zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Prizren sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi tha se jemi në njerin ndër qytetet më të rëndësishme të trevave shqiptare, qytet që ka dhënë kontribut në mbarë historinë tonë, por fatkëqësisht partitë e pas luftës e kanë fundosur Prizrenin, edhe LDK-ja edhe PDK-ja dhe së fundmi Vetëvendosja e kanë shkatrruar prespektivën e qytetarëve të Prizrenit, ndërsa vullneti i qytetarëve të Prizrenit, bizneset vogla dhe të mëdhaja Prizrenit e kanë mbajtur gjallë Prizenin, përderisa këto tri parti kanë fundosur dhe kanë instaluar shkallën e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne si parti FJALA dënojmë fuqishëm çdo veprim që drejton drejt korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne mbesim të përkushtuar që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ta fillojmë pikërisht nga politika kosovare e cila dhjetëfishoj pagat e politikanëve, dhe e cila degradoj jetën e qytetarëve të repulikës së Kosovës.

Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Prizreni:
1.Prof.Hasim Shtërbani – Profesor dhe Magjistër i Shkencave Emergjente.
2. Besart Elezi – Teknolog,
3.Guner Altiparmak – Afarist.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz