back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareHapet shkolla shqipe në New York ‘Alba Life’

Hapet shkolla shqipe në New York ‘Alba Life’

Të ngjajshme

Në Bronks të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap shkolla shqipe “Alba Life”.

Themeluesit e kësaj shkolle janë Qemal dhe Kozeta Zylo, të cilët për vite me radhë kishin punuar dhe kontribuar në promovimin e vlerave shqiptare, derisa kërkesat për mësim në gjuhën shqipe rriteshin brenda dite në rajonin e Bronksit.

Familja Zylo u bën ideatorë për hapjen e kësaj shkolle, si një qendër e kultivimit të vlerave shqiptare, duke mundësuar integrimin e të vegjëlve shqiptarë në kulturën vendëse, ndonëse nga larg.

Në ditën kur kjo shkollë bëri promovimin e saj, kishte mysafirë të shumtë, e një ndër pjesëmarrësit ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber, e cila me prezencën e saj e afirmoi qëndrimin e saj pranues për këtë iniciativë të duhur.

Në mesin e stafit të kësaj shkolle shqipe është edhe Mirvete Krasniqi-Veselaj, e cila muaj më parë kishte emigruar nga Kosova në Amerikë dhe tani është pjesë e stafit të kësaj shkolle, në cilësinë e mësimdhënëses, profesion të cilin e kishte ushtruar prej vitesh në shkollën fillore të mesme të ulët “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës.

Mësimdhënësja Mirvete Krasniqi-Veselaj u shpreh tejet falënderuese, duke shpalosur planet e saj për “shtëpinë e dytë” tashmë, e cila me përvojat e saj paraprake në këtë fushë premton shumë për fëmijët që e kanë fatin të jenë nxënës në këtë shkollë.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shkolle. Ardhja ime në një vend kaq të largët më bëri skeptike për të ardhmen, por rezultati dhe vlerësimi nga ana e themeluesve të kësaj shkolle më ka mahnitur. Të jem pjesë e një kuadri kaq të përgatitur është fakt që më gëzon tej mase. Shpresoj që kontributi im të nxjerrë breza të edukuar mirë. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin mbështetës të denjë për ta gëzuar sot këtë titull”, tha ajo.

“Alba Life” hapjen e saj solemne e bëri më datë 21 shtator, pikërisht në muajin kur në çdo vend shënohet fillimi i vitit të ri shkollor.

Kjo shkollë premton shumë dhe pret nxënës të rinj, duke u siguruar atyre një staf me përgatitje të mëdha./Front Online/

LEXO EDHE: U zhduk në Francë, gjendet në Tiranë- Historia e kosovarit që u strehua nga një familje “heroike” nga Malësia e Madhe

Fotografia e Rafet Rama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz