back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeFillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Të ngjajshme

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...

Ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve padyshim që prodhon spektakël. Kështu ndodhi edhe...

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Në mesnatë fillon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Partitë veçse kanë filluar një “para fushatë”, duke shpalour disa pjesë të programit të tyre.

Kandidatë për kryeministër janë Kadri Veseli nga PDK, Vjosa Osmani nga LDK, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD sidhe Nenaq Rashiq nga koalicioni “Sloboda”.

Më 6 tetor garojnë 20 janë parti politike dhe iniciativa qytetare, derisa në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës në korrik të këtij viti.

Dorëheqja e tij kishte pasuar ftesën nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ku Haradinaj ishte ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Më pas, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar mocionin e shpërndarjes, duke i dhënë kështu mundësinë ligjore presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për datën 6 tetor./Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz