back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaSportKy është mesazhi i Ronaldos pasi Messi u shpall më i miri

Ky është mesazhi i Ronaldos pasi Messi u shpall më i miri

Të ngjajshme

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Pamje nga seanca dëgjimore ndaj Gjestit, i pranishëm edhe babai i tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është duke u mbajtur...

Cristiano Ronaldo e postoi një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, pasi vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ku rivali i tij, Lionel Messi, u emërua futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Ylli portugez i Juventusit u rangua futbollisti i tretë më i mirë në botë, prapa Lionel Messit të Barcelonës dhe Virgil van Dijkut të Liverpoolit, por ai vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s të hënën, në Milan, transmeton Gazeta Express.

34-vjeçari nuk do të luajë në ndeshjen e radhës të Juventusit në Serie A, kundër Brescias të martën, për shkak të një lëndimi të lehtë. Mirëpo, pas ceremonisë së FIFA-s, Ronaldo e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta postuar një mesazh.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristikat që e bëjnë dallimin mes një profesionisti dhe një amatori”, shkroi Ronaldo.

“Gjithçka që është e madhe sot ka nisur nga diçka e vogël. Nuk mund të bësh gjithçka, por bëj gjithçka që mundesh për t’i bërë ëndrrat e tua realitet dhe mbaje në mend që pas çdo nate, vjen mëngjesi”, ka shkruar Ronaldo.

Ronaldo nuk e votoi Messin në top treshen e tij për këtë çmim, duke zgjedhur ta votojë bashkëlojtarin e tij në Juventus, Matthijs de Ligtin, Frenkie De Jongun dhe Kylian Mbappen.

Megjithatë, Messi e votoi Ronaldon si zgjedhjen e tij të dytë, para Frenkie De Jongut e pas Sadio Manes të Liverpoolit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz