back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptareReshje, erëra të fuqishme dhe vërshime në Tiranë

Reshje, erëra të fuqishme dhe vërshime në Tiranë

Të ngjajshme

Moti këtë të hënë është përkeqësuar ndjeshëm teksa reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat e erës ka “veshur” thuajse të gjithë territorin në Shqipëri.

Konkretisht në Tiranë, shiu dhe shtrëngatat e erës kanë sjellë bllokim të ndjeshëm të trafikut të kryeqytetit. Në disa zona ka patur përmbytje minore, ndërsa për shkak të erës së fortë një pemë në zonën e “21 dhjetorit” është rrëzuar.

Për më tepër lexoni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz