back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj: Rreth 6 mijë familje që nuk kanë asnjë anëtarë të...

Fatmir Limaj: Rreth 6 mijë familje që nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar

Të ngjajshme

​Policia parandalon kontrabandën me mallra në Hanin e Elezit

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale...

Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara

Dy femra janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti...

“Çfarë do të bëjnë 48 orët e ardhshme?” Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi...

U propozua për ministër, Hoti: Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin...

Llapi e mposht në fund Drenicën, Drita “dominon” Ferizajin

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 10-të në Superligën...

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka treguar disa nga prioritetet e tij për fushatën e këtyre zgjedhjeve.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në bazë të dhënave nga Ministria e Punës sot në Kosovë ka rreth 6 mijë familje që nuk kanë ndonjë anëtarë të punësuar e që janë të aftë për punë.

Kryetari i NISMA-s thotë se ministria që kjo parti ka udhëhequr ka trajnuar rreth 27 mijë persona ndërsa sipas tij një pjesë e madhe e tyre janë punësuar.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD thotë se premtimi i tij i parë është që çdo familje do të ketë një person të punësuar.

Limaj thotë se Kosova është i vetmi vend që ka lejuar eksportimin e drurit jashtë vendit. Sipas tij asnjë vend në botë nuk lejon eksportimin e drurit si lëndë e parë.

“Druri ynë ka shkuar në Serbi dhe pas përpunimit atje na është shitur neve shumëfish më tepër. Ne e kemi ndalur këtë praktikë dhe e kemi ringjallur industrinë e përpunimit të drurit që ka qenë në prag të falimentimit”.

Limaj ka thënë se prioritet e tij në të ardhmen do të jetë bujqësia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz