back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaShqiptareBëhet për spital profesori shqiptar që i kërkoi studentes favore seksuale

Bëhet për spital profesori shqiptar që i kërkoi studentes favore seksuale

Të ngjajshme

Alcaraz kampion i US Open

Carlos Alcaraz është shpallur kampion i garës për tenis...

Serbi: Mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtetit protestojnë në disa qytete

Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve...

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Profesori Denis Himçi, i përfshirë në skandalin e publikuar pak ditë më parë, ku i kërkonte shërbime seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve, ka përfunduar në spital.

Sipas mediave shqiptare, thuhet se Himçi është ndjerë keq gjatë qendrimit të tij në paraburgim dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të para mjekësore, transmeton Indeksonline.

Profesori i gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, u pezullua nga detyra dhe u arrestua menjëherë pas publikimit të filmimeve.

Së fundmi në deklaratën e tij ai pretendon se “filmimet janë një kurth”. Ndonëse nuk dihen më të dhëna të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore, sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vite dhe me gjobë nga pesëqind deri në dy milionë lekë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz