back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeKQZ refuzon kërkesën e rrallë të PDK'së për emrin e Kadri Veselit

KQZ refuzon kërkesën e rrallë të PDK’së për emrin e Kadri Veselit

Të ngjajshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që emri i kryetarit të saj dhe të nominuarit për kryeministër, Kadri Veseli, të vendoset në fletvotimin për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Insajderi mëson se propozimi i Partisë Demokratike është refuzuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka vendosur kundër kërkesës që parashihte vendosjen e emrit të Veselit tek numri 112, i cili do të lexohej: “PDK-Partia Demokratike e Kosovës – Kadri Veseli”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar, pas një mbledhjeje të mbajtur sot, se nga diaspora janë pranuar 35 mijë aplikacione për votim, porse mbi 5 mijë prej tyre janë refuzuar.

Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz