back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeEdhe katër veteranë të UÇK-së do të intervistohen gjatë shtatorit

Edhe katër veteranë të UÇK-së do të intervistohen gjatë shtatorit

Të ngjajshme

LDK-PDK në balotazh në Fushë Kosovë, e konfirmon Besnik Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur koalicion me...

Zyrtarizohet koalicioni i madh në Fushë Kosovë, LDK e PDK bashkë kundër Prebrezës të Vetëvendosjes

Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik...

“Hajvanat”, Kusari: Kurti nuk ka fyer liderët, e ka pasur personale me një përfaqësues të LDK!

Mimoza Kusari, ka komentuar në emisionin “Review” zhvillimet politike...

Tetë ndeshje pa shënuar gol, Mirlind Daku me paraqitje të dobët sot në Rusi

Skuadra e Rubin Kazanit u mposht minimalisht 1:0 ndaj...

Gjykata Speciale po vazhdon t’u dërgojë ftesa për intervistim ish-ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Së fundmi janë intervistuar ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku, dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj. Këta të dy kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Deputetja Kadrijaj për Telegrafin ka konfirmuar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

“Sot ka ndodhur intervistimi, prokurorët kanë qenë korrekt ndaj meje. Atyre iu ka interesuar puna ime si mjeke në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në cilat zona kam qenë në kohë të luftës”, ka thënë ajo duke shtuar se ka dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Mirëpo brenda muajit shtator edhe katër ish-luftëtar nëjherësh veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të intervistohen nga prokurori i specializuar.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar për Telegrafin veteranët që presin të intervistohen.

“Time Kadrijaj sot e ka dhënë intervistën. Naim Maloku e ka dhënë dje intervistën dje në Slloveni. Tash do të intervistohet Safete Hadërgjonaj, Lulzim Kabashi nga Prizreni që do të udhëtoj më 24 shtator. Po ashtu është një bashkëluftëtar i yni nga Dragashi që nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e që ka ftesë nga Gjykata Speciale, do të udhëtojë me 25 shtator. Kurse ftesa e fundit është për një veteran nga Suhareka i cili do të udhëtojë me 2 tetor, ku as ky nuk ka dashur ta publikoj emrin por që të gjithë janë ish- ushtar të UÇK-së”, ka thënë ai.

Gucati ka thënë se ka ende ftesa të reja nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Kanë ardh ende ftesa të reja për ish luftëtarët e UÇK-së, nuk e dimë sa ftesa, po ashtu as datat kur do të shkojnë nuk i dimë sepse ende nuk i kemi marrur informacionet zyrtare. Mirëpo, e dimë që ka ftesa të reja”, ka thënë ai.
Kujtojmë se deri më tani mbi 40 persona, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar në intervistim nga Gjykata Speciale.

Në mesin e personave të intervistuar deri më tani nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale, qoftë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarëve janë ish udhëheqës të lartë të UÇK-së, si Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapi, Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi dhe ish-eprorë e ushtarë të tjerë të UÇK-së.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz