back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Votuesi i PDK-së nuk i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit...

Haradinaj: Votuesi i PDK-së nuk i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit për tema të mëdha

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Frontal ka folur rreth veprimeve të kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-kryetarit Hashim Thaçi për temat e mëdha të vendit.

Ai ka thënë, mes tjerash se votuesi i PDK-së nuk i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit për tema të mëdha.

“Nuk mendoj që votuesi i PDK-së i meriton lëkundjet e Veselit e Thaçit për temat e mëdha si taksa 100% dhe ndarja. Ata nuk e meritojnë që udhëheqësit e vet kaq shpejtë me e leshu frontin. E pastaj shkuan deri atje kur unë dhashë dorëheqje se nuk deshta me e çu shtetin para hetuesve, më quajtën “dezertor”. Unë nuk jam dezertor, se i qëndrova përballë krejt palëve tjera në mbrojtjen e vendit tim, si në rastin e ushtrisë, taksës apo në temat tjera”, ka thënë Haradinaj.

“Thaçi e Veseli nuk e kanë përfaqësuar denjësisht PDK-në. Sepse të dytë kanë treguar lëkundje në temat e interesit nacional dhe janë munduar që ta thyejnë kolegun e vet, i cili ka ngulur këmbë jo për vete, por për këta, për PDK-në. Sepse, mua PDK ma ka dhënë votën që të bëhem kryeministër, ma ka dhënë AAK-ja, NISMA. Dhe unë duke ua respektuar krejt ato të drejtat e këtyre njerëzve unë kam qëndruar jo vetëm për Aleancën për taksë e për mos-ndarje të Kosovës, por kam qëndruar edhe për PDK-në edhe për NISMA-n edhe për secilin”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz