BallinaLajmeKa mbi 20 viza shengen në pasaportë, kosovarit i refuzohet viza nga...

Ka mbi 20 viza shengen në pasaportë, kosovarit i refuzohet viza nga ambasada gjermane

Të ngjajshme

Më 21 maj finalja e Kupës së Kosovës, Ferizaj – Dukagjini

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit...

Bella Hadid supermodele, e zjarrtë në bikini të kuqe

Bella Hadid ngriti temperaturat ku u shfaq e zhveshur me...

Lady Gaga dhe Doechii publikojnë videoklipin e këngës “Runway”

Në botën e muzikës ka një bashkëpunim të ri...

Fotografit kosovar i është refuzuar viza nga ambasada gjermane në Kosovë edhe pse ai kishte mbi 20 viza shengen në pasaportë.

Jetmir Idrizi ka treguar përvojën e tij të aplikimit përmes Facebook-ut, ku ka shkruar se ambasada gjermane ia ka refuzuar dje aplikimin për vizë.

“Kam mbi 20 viza shengen në pasaportë, vizë të vlefshme kanadeze deri më 2023, vizë të vlefshme amerikane edhe 3 vjet tjera, por sot ambasada gjermane në Prishtinë vendosi të ma refuzojë vizën”, ka shkruar fotografi kosovar.

Kjo është një nga përvojat e shumta ku të rinjtë kosovarë ballafaqohen me refuzime të ambasadave dhe me procedurat burokratike të tyre.

Kosova është i vetmi shtet në Evropë i cili ende ka në fuqi regjimin e vizave dhe kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen të Bashkimit Evropian. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz