back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajme“Kolegët e kanë gjet të vdekur, nuk ka rënë nga lartësia” –...

“Kolegët e kanë gjet të vdekur, nuk ka rënë nga lartësia” – Detaje të reja nga vdekja e punëtorit

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Punëtori i ndërtimtarisë që humbi jetën sot në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, nuk ka qenë duke punuar. Kolegët e tij e kishin gjetur të vdekur afër zhveshtores.

Valon Leci, ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës, ka treguar se viktima nuk ka vdekur duke rënë nga lartësia.

“Vendi ku ka humbur jetën viktima, nuk ka qenë duke u punuar aty dhe nuk ka rënë nga lartësia. Pasi është kryer orari i punës, ai ka shkuar tek zhveshtoret vend ky, ku nuk ka qenë duke u punuar dhe punëtorët tjerë, kolegët e vet, duke e prit në kombi e kanë parë që nuk është edhe e kanë gjet të vdekur”, ka thënë Leci për Insajderin.

Policia e Kosovës po ashtu ka konfirmuar rastin për Indeksonline duke treguar se rasti ka ndodhur, rreth orës 17:45 dhe se rasti është konstatuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga një ndërtesë ne rrugën “Robert  Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës( mashkull). Për rastin ane njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, për Indeksonline këtë rast e ka cilësuar se “vdekje të dyshimtë”.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit, prokurori dhe krim-teknika janë të vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e duhura”, ka thënë Munishi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz