BallinaLajmeAlbin Kurti prezanton dy shkencëtarët nga Maqedonia e Veriut që iu bashkuan...

Albin Kurti prezanton dy shkencëtarët nga Maqedonia e Veriut që iu bashkuan Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Namik Durmishi dhe Ismail Ferati i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Prezantimin e tyre e ka bërë kryetari i subjektit, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Namik Durmishi dhe Ismail Ferati janë dy shkencëtarët më të rinj që i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ata janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Namiku ka doktoruar në Gjermani në lëminë e Teknologjisë Ushqimore, Agroushqim, kurse Ismaili ka doktoruar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e Mikrobiologjisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Që të dy kanë titullin akademik Profesor i Asocuar, ligjërojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe janë bashkëpunëtorë të jashtëm në Universitetin për Biznes dhe Teknologji – UBT, në Departamentin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në Prishtinë. Namiku ka krijuar shumë produkte ushqimore dhe mentoron shumë fabrika ushqimore në Maqedoni dhe rajon. Ismaili temën e doktoratës e ka mbështetur mbi një studim mikrobiologjik të djathit të Sharrit, gjendjes së tij në formën e prodhimit tradicional dhe atij të fabrikuar”.

“Namiku dhe Ismaili janë aktivë si me punime shkencore ashtu edhe me ligjërata të rregullta që mbajnë në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë. Ardhja e tyre në Lëvizjen VETËVENDOSJE! e plotëson dijen për një fushë tejet të rëndësishme në ditët e sotme siç është ajo e teknologjisë ushqimore”.

“Së bashku me Namikun dhe Ismailin do të jemi këtë fundjavë në Shkup, te Kinoteka e Maqedonisë, Lagja Karposh përballë ish Gjimnazit “Zef Lush Marku” nga ora 16:30. Ejani në këtë bashkëbisedim që po e organizojmë për Kosovën e ndryshimeve që po i presim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz