back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmePas sulmit ndaj Haki Abazit, Bahtiri e quan Molliqajn kriminel: Sulmi ishte...

Pas sulmit ndaj Haki Abazit, Bahtiri e quan Molliqajn kriminel: Sulmi ishte tinëzar, herave tjera s’ke me pas rast me përsërit

Të ngjajshme

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në...

Musliu: Sulmi në Ibër-Lepenc u krye nga shërbimet sekrete serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit...

Ndeshjet tjera në Ligën e Kampionëve, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve padyshim që prodhon spektakël. Kështu ndodhi edhe...

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Pas përfundimit të emisionit Pressing në T7 ku mysafirë ishin Haki Abazi i Vetëvendosjes dhe Dardan Molliqaj i PSD-së, ka ndodhur një sulm fizik ndaj kandidatit të VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, ku bëhet e ditur se Dardan Molliqaj e ka sulmuar fizikisht Haki Abazin.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar zyrtari i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e ka quajtur krimin Dardan Molliqajn.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit. Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz