back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeZyra për çështje të kategorive të dala nga lufta mohon se lëshon...

Zyra për çështje të kategorive të dala nga lufta mohon se lëshon certifikata për statusin e veteranit

Të ngjajshme

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Policia shqipton rreth 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2394 gjoba për kundërvajtësit...

Nisje pozitive e Dritës në Conference League, ja sa para ka grumbulluar deri tani

Skuadra e Drtiës mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Omonias në...

LDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e qeverisë

Dy nga partitë opozitare kryesore në vend, Aleanca për...

Drejtori i Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, Gazmend Syla, përmes një reagimi ka mohuar pohimet e OVL të UÇK-së, për vazhdim të dhënies së certifikatave për statusin e veteranëve të UÇK-së.

“Zyra për çështjet e kategorive të dala nga lufta nuk ka të drejtë të lëshojë certifikata apo vërtetime, të cilat nuk janë në përputhje me klasifikimin e kryer nga Komisioni”, thuhet në reagimin, që po e sjellim të plotë në vazhdim.

Duke u bazuar në ligj dhe rregullore, sqaroj si në vijim:

“Është mandat i Komisionit që të konstatojë Statusin e dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK-së.

Përgjegjësitë e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta janë të përcaktuara në nenin 17 të Ligjit nr. 04/L-054; dhe ajo nuk ka të drejtë të lëshojë certifikata apo vërtetime të cilat nuk janë në përputhje me klasifikimin e kryer nga Komisioni. Komisioni, pjesë e të cilit unë nuk kam qenë fare, nuk ka më mandat që nga janari 2017, ndërkohë që tërë arkivi gjendet në Prokurorinë e Shtetit për interes të hetimeve.

Të vetmet certifikata që janë shtypur gjatë mandatit tonë janë ato të kategorive Veteran-Pjesëtar dhe Veteran-Pjesëmarrës, në bazë të listave emërore që i kemi nga Komisioni Qeveritar, si dhe certifikatat e humbura, dëmtuara apo ato me gabime teknike.

Gjatë mandatit tim, si drejtor i ZÇKL, kam qenë shumë korrekt dhe bashkëpunues me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe kërkoj nga ta që të mos e përdorin situatën parazgjedhore, për të lëshuar komunikata me qëllime thjeshtë politike.

Përkundër asaj që pretendohet, Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së ka bashkëpunuar ngushtë me organet e rendit dhe të drejtësisë për parandalimin dhe zbulimin e keqpërdorimeve të mundshme të statusit të Veteranit, Invalidit e Dëshmorit të UÇK-së. Kjo mbase i ka penguar dikujt. Shpresojmë që jo Shoqatave”, përfundon reagimi. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz