back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeSi u plagos gabimisht personi në Pejë, teksa katër persona u gjuajtën...

Si u plagos gabimisht personi në Pejë, teksa katër persona u gjuajtën me armë zjarri

Të ngjajshme

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Katër persona gjatë ditës së djeshme janë rrahur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri mes veti.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej personave kishte hyrë në një kafiteri dhe kishte shtënë me armë zjarri ndaj një personi që kishte pasur konflikt. Policia thotë se aty është plagosur shoqëruesi dhe jo njeriu që ishte synim nga i dyshuari.

“Pas një mosmarrëveshje në rrugë janë përleshur fizikisht dhe janë gjuajtur me armë zjarri ndërmjet vete katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, mirëpo kanë kaluar pa lëndime trupore. Më vonë njëri nga të dyshuarit ka hyrë në një lokal ku ka qenë njëri nga personat e dyshuar me të cilin ka qenë një familjar si dëshmitar në ndejën e tyre, kurse me të ardhur personi i dyshuar me një armë në dorë ka shtënë në drejtim të të dyshuarit që ishte në kafiteri, ku është qëlluar dëshmitari që nuk ishte fare i kyçur në rast”.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Janë identifikuar dhe janë arrestuar dy nga katër personat e dyshuar të involvuar në rast, ku të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz