BallinaLajmeGlauk Konjufca: Enver Hoxhajt më tha se Amerika po e kërkon zhbërjen...

Glauk Konjufca: Enver Hoxhajt më tha se Amerika po e kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Dhjetori i vitit 2017 kishte qenë një prej muajve më të rëndë për shtetësinë e Republikës së Kosovës. Kjo pasi që ishte tentuar përmes një peticioni në Kuvendin e Kosovës të shpërbëhej Gjykata Speciale.

Ka qenë ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,  që e ka rikthyer këtë temë në vëmendje pas dy vitesh, duke  zbuluar se atë kohë  kishte marrë një telefonatë nga ish-deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, për t’u takuar në bufenë e Parlamentit, pasi që Hoxhaj i kishte thënë që State Depratamenti po kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ju më keni telefonuar, e mbaj mend edhe datën, sepse të gjitha gjerat i shënoj. Më keni thënë që State Departamenti po e kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale. Keni tentuar që ta fusni Lëvizjen Vetëvendosje në lojëra të rrezikshme”, ka thënë Konjufca në Rubikon.

Një gjë të tillë e ka mohuar më pas Enver Hoxhaj  i cili ishte i ftuar së bashku me Konjufcën në debat.

Më pas Konjufca ka vazhduar të flas duke thënë se Enver Hoxhajn e ka detyruar Thaçi që të bëjë një kërkesë të tillë.

“ z.Hoxhaj nuk i ka pas fajet, atë e ka shti Hashim Thaçi. Ky nuk është aq figurë e madhe politike që të shtyjë procese të tilla…”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se ka kërkuar shpjegime nga Enver Hoxhaj për një kërkesë të tillë për zhbërje të Gjykatës Speciale.

“ Më ka thënë që po e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këqyr në çfarë beteja të rrezikshme kanë dashur të hyjnë”, ka thënë Konjufca.

Tentimet për zhbërjën e Gjykatës Speciale kishin dështuar pas një presioni të pa parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike.

Atë botë ambasadori i SHBA’së, Greg Delawie, kishte thënë se Kosova nuk duhet të rrënojë të ardhmen e vet, për krijimin e të cilës e kishte mbështetur SHBA’ja gjithmonë.

“​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, kishte shkruar Delawie më 22 dhjetor të vitit 2017. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz