back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePal Lekaj hesht para aferës me Devollët

Pal Lekaj hesht para aferës me Devollët

Të ngjajshme

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e...

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi...

Trumpit nuk i lejohet të shkarkojë guvernatoren Cook

Donald Trump nuk mund të shkarkojë guvernatoren e Rezervës...

Vendimi që ka marrë Pal Lekaj gjatë mandatit të tij si ministër i Infrastrukturës, obligon secilin qytetar që përfshihet në aksidente trafiku ta dërgojë veturën sërish për homologim. Lekaj nuk i ka informuar qytetarët se edhe nëse janë viktimë apo shkaktar të aksidentit, në rast se mbeten tarifat e njëjta të homologimit, do t’i paguajnë 125 euro në Qendrën për Homologimin e Automjeteve të Kosovës (QAK).

Sinjali ka publikuar vendimin e marrë nga Pal Lekaj dhe e ka pritur më shumë se 10 ditë një përgjigjje prej tij. Sot, kur Lekaj e hapi telefonin, pasi dëgjoi pyetjen lidhur me këtë çështje e ndali menjëherë. Më pas nuk i është përgjigjur as thirrjes së dytë telefonike.

Pal Lekajt po i shkon për shtati motoja e partisë së tij (Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës), “100%” kur është fjala për Devollët.

“100% mbështetje”, Lekaj i ka dhënë kompanisë “Eurolab” QAK shpk më datën 17 janar 2019, kur firmosi vendimin që varfëron xhepin e qytetarëve e që i pasuron edhe më shumë vëllëzërit e njohur nga Peja, “Devollët”.

Vendimi i marrë nga Pal Lekaj obligon që të evidentohen në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, pavarësisht llojit dhe lartësisë së dëmit.

Vendimit të tij i ka asistuar edhe Policia e Kosovës, drejtori Rashit Qalaj, më 21 qershor 2019 ka firmosur “memorandum bashkëpunimi” me Ministrinë e Infrastrukturës ku pajtohen që vlefshmëria kohore e kësaj marrëveshje të jetë në afat të pacaktuar. Kjo nënkupton zgjerimin e monopolit të “Eurolab”, për çka kanë dalë kundër publikisht zyra e BE-së në Kosovë dhe ambasadori gjerman Christian Heldt.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje dhe nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon gjatë ditës së mërkurë.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 52 aksidente në Kosovë. Nëse kalkulojmë numrin e aksidenteve 52 me çmimin e homolgogimit 125, i bie që “Eurolab” vjelë 6500 euro në ditë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz