BallinaLajmeKush ishte policja e parë e Kosovës?

Kush ishte policja e parë e Kosovës?

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Gruaja e parë police në Kosovë ishte Fehmije Gashi-Bytyqi. Ajo në një intervistë për T7, ka rrëfyer për rrugëtimin e saj në Policinë e Kosovës dhe paragjykimet që i ka marrë për vendimin e saj. Gruaja e parë police në Kosovë, rrëfen përvojat gjatë ushtrimit të këtij profesionit

Kur ajo veshi uniformën e Policisë u përball me shumë paragjykime.

Ishte viti 1999’ kohë kjo kur Kosova sapo kishte dal nga lufta, dhe profesioni i policit mendonte se i takonte burrave.

Por ish policja, tash avokate vendosi t’i sfidojë të gjithë dhe u rreshtua në Shërbimin Policorë të Kosovës.

‘Pse me fakultet, pse nanë e fmive, pse ti me shku me punu në ndrrime të natës me punu. Ka qenë një mospëlqim që me kalimin e kohës u kthy’.

Por, më e vështira për Fehmien, gruan e gjeneratës së parë në Polici, ishte kur filloi ushtrimet në ditën e parë.

Ushtrimet për këtë gjeneratë që numëroi 176 pjesëtarë, 18 % e të cilëve ishin gra, kishin filluar më 6 shtator të 1999’ës.

Bytyqi rrëfeu për T7 edhe një rast kur paragjykohej edhe për peshën derisa ushtronte këtë profesion.

E në, vendin tonë sot vetëm rreth 15 % gra i shërbejnë këtij institucioni, prej të cilave 12% janë police që shërbejnë në funksione të ndryshme për zbatimin e ligjit.

Po ashtu, nga to janë vetëm një numër i vogël që janë në grada të larta.

Ndërkohë, Policia e Kosovës tash e disa ditë po zhvillon aktivitete në kuadër të 20 vjetorit të themelimit, e kjo deri në ceremoninë kryesore që mbahet më 6 shtator.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz