back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëArrestohet një person në Rajonin e Mitrovicës për grabitje

Arrestohet një person në Rajonin e Mitrovicës për grabitje

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, pas një hetimi intensiv, me datën 3 shtator 2019, ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’.

Arrestimi i të dyshuarit N. B., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ të ndodhur me datën 24 qershor 2019, në Mitrovicë.

Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës. Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz