back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDr. Fakir Spahiu i bashkohet PDK-së

Dr. Fakir Spahiu i bashkohet PDK-së

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar sot se vizionit të tij për qeverisjen e ardhshme anti-korrupsion i është bashkuar edhe Dr. Fakir Spahiu.

“Për mua është një kënaqësi dhe krenari që profesionistë të shquar si Dr. Fakir Spahiu i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo gjë dëshmon se partia jonë ka jo vetëm vizionin e duhur për Kosovën por edhe ka kuadrot më të mirë për ta vënë në jetë këtë vizion”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Po ashtu ka thënë se lufta kundër korrupsionit e nisur dy vite më parë në sektorin e shëndetësisë është dëshmi se me kuadro të reja si ministri Uran Ismaili dhe shumë doktorë e profile tjera që i janë bashkuar PDK-së, do të arrijë reformat e duhura për të krijuar mundësi dhe perspektivë për rininë.

“Dr. Spahiu është një doktor me shumë përvojë dhe reputacion. Ai i ka parë nga afër reformat që ministri ynë i shëndetësisë ka ndërmarrë për ti prerë udhën abuzimeve dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve. Prandaj ai beson në vendosmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz