back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNjihuni me kosovarin që angazhohet në kampin më të madh të refugjatëve...

Njihuni me kosovarin që angazhohet në kampin më të madh të refugjatëve në Kenia

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Qëndrimi dhe përjetimet në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë, është shndërruar në angazhim ndaj refugjatëve të tjerë sot për Dastid Feratin.

Në profesionin e arkitektit, ai po studion anën e urbanizmit arkitektonik të kampit Kakuma, si një ndër kampet më të mëdha të refugjatëve në Afrikë.

Përmes arkitekturës, ai po planifikon ndryshimin e direktivave të UN-it për ri projektimin e kampeve në të cilët refugjatët jetojnë më tepër se pesë vjet, në pritje të një zgjidhjeje.

Kjo ide është mirëpritur edhe nga përfaqësuesit e UN-it, të cilëve pritet t’ua prezantoj planin përfundimtar në marsin e vitit të ardhshëm.

I gjithë ky përkushtim për refugjatët lindi pasi Dastidi ishte vetë refugjat në vitin 1999, shkruan Top Channel.

Ideja e Dastidit ka gjetur edhe përkrahjen e Qeverisë Japoneze, vend në të cilin ai jeton dhe ushtron profesionin si ligjërues dhe hulumtues.

Kampi Kakuma të cilin ai e ka model pune, gjendet në veri te Kenias dhe është themeluar që nga viti 1992.

Popullsia në këtë kamp është rritur në 150 mijë banorë, duke lindur edhe brezi i tretë i familjeve.

E në tërë botën, jetë refugjati bëjnë 68 milionë njerëz.

Të Fundit

Sport

ShowBiz