back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeMinistri Ismaili: Spitali modern i Ferizajt, i gatshëm vitin tjetër

Ministri Ismaili: Spitali modern i Ferizajt, i gatshëm vitin tjetër

Të ngjajshme

Foda: Ndaj Zvicrës u mbrojtëm keq – kundër Suedisë do të luajmë më agresivisht

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dhënë...

Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut,...

Hoti: Shteti s’arriti t’ia ofrojë mbrojtjen e nevojshme Policisë, atyre iu mungojnë…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në 26-vjetorin e themelimit...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Lanë vizituar sot vendpunimin ku është duke u ndërtuar spitali i ri i këtij qyteti.

Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili tha se Ferizajt po i korrigjohet një padrejtësi shumëvjeçare. Për ta pasur një spital modern që u përgjigjet kërkesave të qytetarëve.

“Jam shumë i lumtur që po shoh edhe nga afër se punimet për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt kanë avancuar shumë. Ky do të jetë një nga spitalet më moderne në Kosovë. Duke parë dinamikën e punimeve. Ne besojmë se ky spital do të jetë i gatshëm për qytetarët vitin e ardhshëm”, ka thënë ministri Ismaili.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar ministrin Ismaili për mbështetjen e madhe që ky projekt të realizohet në kohë.

“Ferizaj, qytetarët e Ferizajt do ta kenë një spital, i cili do t’i trajtojë të gjitha nevojat e tyre”, ka thënë kryetari Aliu.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Ka shtuar se tashmë kanë nisur përgatitjet që në momentin e hapjes së këtij spitali, ai të plotësohet me profesionistë shëndetësorë dhe aparatura sipas nevojës.

Ky projekt prej 10 milionë eurosh, është ndërtuar në një hapësirë prej 2.7 hektarësh. Objekti shtatëkatësh, me 22 mijë metra katrorë, do t’i ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standardet e një spitali të përgjithshëm.

 

Veseli: Vetëm Uran Ismaili mund ta bëj Prishtinën kryeqytet të zhvilluar për qytetarët

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz