back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeHorror në vendin ku pushojnë shumë kosovarë: Vogëlushen e “përpin” pompa e...

Horror në vendin ku pushojnë shumë kosovarë: Vogëlushen e “përpin” pompa e ujit në pishinë, vdes në plagë të mëdha

Të ngjajshme

IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Kosova po vazhdon të përballet me mungesë të bordeve...

U aksidentua rëndë, reagon Denisa Bajramaj

Denis Bajramaj, gruaja e personazhit të njohur në rrjete...

Ilir Krasniqi ia bën sefte me gol në Ukrainë

Skuadra e Kolos Kovalivka ka barazuar 1:1 ndaj Kryvbas...

Pengmarrja e të riut nga Kosova, dalin video nga dreka e tij me pengmarrësit

Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e tre personave,...

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Bodrum të Turqisë, një vendpushim i preferuar edhe për shqiptarët ku vogëlushja ruse Alice Alyssova, gjersa ishte në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit e kësaj pishine dhe u mbajt nën ujë për rreth 15 minuta.

Vogëlushja Alice mbeti nën ujë për rreth 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës, transmeton Reporteri.net.

Ndërsa po prisnin ambulancën, ata e ringjallën atë me frymëmarrje artificiale, mirëpo ajo nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe 11 ditë më vonë ndërroi jetë.

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill. Mysafirët thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.

Nëna e vajzës fatkeqe, Natalia Adamova, thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.

Në anën tjetër Rusia ka kërkuar të zbardhen rrethanat për këtë tragjedi dhe sigurinë e dobët në hotel dhe të ndëshkohen fajtorët. /Reporteri.net

 

Çfarë fshihet pas erës së fortë të klorit në pishina? Kjo është e vërteta e neveritshme

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz