BallinaLajmeAtifete Jahjaga po negocion me këtë parti

Atifete Jahjaga po negocion me këtë parti

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga është figura që Lidhja Demokratike e Kosovës, dëshiron ta fus në rrethin e saj, për të cilën Metro mëson se partia e Isa Mustafës ka filluar negiociatat tashmë.

Në kohën kur shumë figura të njohura publike po i bashkohen partive të ndryshme politike, si duket Jahjaga është parë shumë e përshtatshme për LDK’në.

Metro mëson se kanë filluar negociatat në këtë parti, por ende nuk është vendosur se çfarë qendrimi do të ketë ajo, dhe se a do të pranojë, sigurisht që do të jetë e vështirë.

Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës, dhe e katërta në rradhë nga presidentët e Republikës. Kujtojmë është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar (2011-2016).

Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.

Para se të vijë në krye të shtetit ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz