BallinaLajmeATK-së i shtohen 20 inspektorë të rinj

ATK-së i shtohen 20 inspektorë të rinj

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Administratës Tatimore të Kosovës njofton se sot i janë bashkuar 20 inspektorë tatimorë, të cilët kanë zyrtarizuar pozitën e tyre, duke nënshkruar kontrata pune.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, u uroi mirëseardhje inspektorëve të rinj, duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të ATK-së, me theks të veçantë trajtimin korrekt dhe të njëtrajtshëm të tatimpaguesve. Njëherësh, drejtori Murtezaj potencoj se procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejtë dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs.

Vlen të theksohet, se ATK-ja, në vazhdimësi, ka pasur një numër jo të mjaftueshëm të inspektorëve tatimorë, për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara, andaj këta inspektorë do të jenë vlerë shtesë në arritjen e objektivave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz