back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëPas Norës dhe Robertit edhe ky çift i estradës në krizë

Pas Norës dhe Robertit edhe ky çift i estradës në krizë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Lidhja e Mozzik dhe Loredanës duket se nuk është në ditët e saj më të mira.

Janë fansat ata që kanë qenë tejet të shqetësuar me lëvizjet e çiftit në dy javët e fundit.

Shumë prej tyre kanë vërejtur indikacione shqetësueseqë ngrisin dyshimet për ftohje të çiftit. E para që shkaktoi habi ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.

Tashmë kur dueti ka një datë zyrtare pasiqë do të publikohet me 6 Shtator, reperi nuk e ka parë të udhës as ta postojë në profilin e tij, siç ka vepruar rëndom. Gjithashtu, ka rreth dy javë që Mozzik dhe Loredana nuk janë shfaqur bashkë në postimet e përditshme çka shton edhe më shumë dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.

Prive.al ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që e kanë konfirmuar të njejtën gjë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.

Në fillimet e lidhjes, episodet e tilla mes çiftit ishin të shpeshta mirëpo pas ardhjes në jetë të Hanës, dukej se kishte pasuar stabilizimi dhe pothuajse asnjë krizë në publik nuk ishte refleksuar përgjatë kësaj kohe. /Prive.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz