BallinaSportZYRTARE: Krasniqi – Hartel, zbulohet muaji i rimeçit

ZYRTARE: Krasniqi – Hartel, zbulohet muaji i rimeçit

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Stefan Hartel ia ka dhënë mundësinë e rimeçit Haxhi Krasniqit, me të cilin do të përballet për herë të dytë për këtë vit, në muajin nëntor. Boksieri gjerman e kishte fituar duelin e parë në muajin maj, ndërsa tash boksieri kosovar është i vendosur për ta fituar meçin.

Haxhi Krasniqi e kishte humbur betejën me Stefan Hartel, në duelin e zhvilluar në mes tyre në pjesën e parë të vitit 2019, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, boksieri kosovar e ka kërkuar rimeçin dhe këtë mundësi ia ka dhënë sot Hartel.

Prandaj, boksieri junikas do të boksojë me gjermanin në muajin nëntor të këtij viti, në duelin e dytë në mes tyre brenda një viti.

Hartel e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

Tash, ky i fundit është i vendosur ta fitojë përballjen e dytë, në mënyrë që ta vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të kampionit të botës, një ëndërr e tij e kahmotshme.

Data e saktë e meçit nuk është caktuar ende, por pa dyshim se pritet një tjetër natë spektakli i boksit. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz