back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje ku mori disa vendime në funksion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke iu përshtatur ditëve që janë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar këto zgjedhje.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në shumën prej 5 milion e 698 mijë e 486 euro. Kërkesa buxhetore do t’i përcjellet gjatë ditës së martë Qeverisë së Republikës të Kosovës, ndërsa kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, z. Enis Halimi kërkoi që alokimi i mjeteve të bëhet sa më shpejtë që është e mundur, për të filluar me procedurat, sepse në të kundërtën nuk mund të nisë asnjë procedurë që ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz