Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ambollanta e qytetit QKMF “Hafir Shala” do të pajiset me një aparat mamografik, i cili do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve, transmeton Drenica Press
Pranim-dorëzimi i aparatit, donacion nga ambasada japoneze, do të bëhet të martën (27.08.2019) duke filluar në ora 11:30, në objektin e Komunës së Drenasit (Gllogocit).
Në takimin e pritur nga Kryetari i Komunës së Drenasit (Gllogocit), Z. Ramiz Lladrovci dhe stafi i tij, pjesëmarrës do të jenë, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Japonisë për Austri dhe Kosovë, Z. Kiyoshi Koinuma, së bashku me sekretarin e parë të Ambasadës, Z. Mitsunori Ogasaëara, Z. Arbër Myftari, kryesues i Zyrës Japoneze në Kosovë dhe Mark Rodiqi, përfaqësues nga Zyra Ndërlidhëse e Besuar nga Qeveria Japoneze në Kosovë, njëherit koordinator i projektit “Grass Roots”. /Drenica Press/