back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Digjet një shtëpi në Likoc të Skenderajt (FOTO)

Lajmi i Fundit: Digjet një shtëpi në Likoc të Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Është djegur një pjesë e shtëpisë së familjes së Istref Ahmetit nga fshati Likoc i Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Lidhur me këtë ngjarje komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se në ndihmë të kësaj familje kanë shkuar zjarrëfikësit, drejtori për Shërbime Publike dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Ndër të tjera komuna e Skenderajt thotë: “Si pasojë e një ngarkese elektrike, në bazë të dyshimeve të para, është djegur shtëpia e Istref Ahmetit nga fshati Likoc, por për fat të mirë i gjithë incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtori për Shërbime Publike, z.Gëzim Ejupi me zyrtarë tjerë të Komunës, anëtari i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Beqir Veliu njëherit asamblist në Kuvendin Komunal, ekipi i zjarrfikësve, Policia e Kosovës.

Këta të fundit janë duke punuar në drejtim të zbardhjes së rastit.

Vlen të theksohet fakti se ka qenë i mënjehershëm intervenimi i Shërbmit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, duke mos lejuar përhapje më të madhe të zjarrit.

Komuna e Skenderajt do të shqyrtojë të gjitha mundësitë e veta për t’i dal në ndihmë familjes Ahmeti.”

Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz