BallinaLajmeAgim Bahtiri 100% i Albin Kurtit: “Do të punoj 24 orë për...

Agim Bahtiri 100% i Albin Kurtit: “Do të punoj 24 orë për të – Qeveria jonë do të ballafaqohet me Serbinë për përcaktimin e kufijve”

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka zyrtarizuar sot kalimin e tij nga AKR në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë në Info Magazine në Klan Kosovës se kjo është dita më e veçantë për të.

“Këtë ditë s’e kam menduar asnjëherë, por erdhi koha që këtë vendim ta marr me plot bindje dhe nga thellësia e zemrës”.

“Lëvizja Vetëvendosje është një subjekt që asnjëherë s’e ka qeverisur vendin. Lëvizja në krye me Albin Kurtin do ta mbrojë çdo pjesë të territorit të Republikës. Kjo qeveri që do të vijë do të ballafaqohet direkt me shtetin e Serbisë për përcaktimin e kufijve”.

Bahtiri tha se asnjë pozitë as nuk e ka kërkuar dhe as nuk do ta mbajë në partinë e re.

“Kam ardhur t’i ndihmoj vizionit të Albin Kurtit – vizion të cilin e ka që disa vjet. Këtij vizioni i besoj dhe do ta përkrah fuqishëm 24 orë për të ardhur në pushtet dhe për t’i zbardhur të gjitha ato projekte që asnjë parti s’i ka bërë”.

Ai me shumë siguri ka ritheksuar se Vetëvendosja nuk do ta pranojë asnjë koalicion pa qenë në krye lideri i këtij subjekti.

“Kësaj radhe qytetarët duhet ta votojnë Albin Kurtin për kryeministër të vendit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz