BallinaLajmeKomandant "Ftyra" i reagon Kadri Veselit: Faleminderit ty dhe deputetëve që më...

Komandant “Ftyra” i reagon Kadri Veselit: Faleminderit ty dhe deputetëve që më zgjodhët

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës, katër të lënduar

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës ka ndodhur një aksident...

Sami Lushtaku arrin te Stacioni i Policisë, turma brohoret emrin e tij!

Sami Lushtakut ka arritur në Stacionin Policor të Skenderajt,...

Barça interesohet për yllin e Cityt, klubi anglez ia cakton çmimin

Barcelona pritet ta ketë shumë të vështirë gjetjen e...

Naser Shala, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, ka reaguar ndaj lajmeve se ambasada amerikane dhe britanike janë larguar nga bordi i AKKVP’së. E arsyeja kryesore e largimit të tyre është fakti se Shala është zgjedhur para disa muajve si drejtor ekzekutiv.

Ai për Express ka thënë se në pozitën e drejtorit të AKKVP’së është zgjedhur nga deputetët e Kosovës.

“Në pozitën e drejtorit të sekretarisë ekzekutive të AKKVP -së jam emëruar me votën e deputetëve të Kosovës” ka shkruar ai.

E për këtë, ai përveç që i ka falënderuar deputetët, ka falënderuar edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili edhe pse e kishte përkrahur më parë për këtë pozitë në fakt tani ka reaguar kundër tij duke e cilësuar se nepotizmi po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova.

“Për këtë ,jam falënderues të gjithë deputetëve përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli” tha në reagimin e tij, Naser Shala.

Shala shtoi se veprimet e tij do të jenë në bazë të besimit që i është dhënë nga parlamenti i Kosovës.

“Të gjitha veprimet e mija do të jenë konform besimit që më është dhënë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës” tha ai.

Shala ishte zgjedhur në këtë pozitë me 50 vota të koalicionit PAN.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz