BallinaLajmeE gjen një qen të lënduar në Prishtinë, tash kërkon ndihmë për...

E gjen një qen të lënduar në Prishtinë, tash kërkon ndihmë për ta dërguar në Kanada për shërim

Të ngjajshme

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se ka gjetur një qen në rrugë i cili ishte shtypur nga një makinë.

“Dy javë më parë kam gjetur në rrugë një qen të mirë, që kishte qenë i dërrmuar dhe të rraskapitur pasi që ishte shtypur nga një makinë. E kam marrë me vete dhe e kam trajtuar përmes Dr. Selatinit dhe Dr. Biçakut. I falënderoj dytë për ndihmën e pakursyer për shpëtimin e jetës së qenit, të cilin e kam pagëzuar VIVA sepse e kam gjetur afër Viva Fresh Store në Taukbashqe”.

Hasani ka thënë se tani qenin do ta dërgoj te një mike e tij në Kanada.

“Në ndërkohë kam kontaktuar më një mike të mikut tim që jeton dhe punon jashtë dhe më ka premtuar se ia ka gjet një familje në Kanada”.

Hasani ka kërkuar ndihmë nga kushdo që udhëton për në Kanada që ta marr qenin sepse vetëm atje mund të shërohet.

“Ju lutem nëse dini ndokënd që udhëton për atje, më lajmëroni që ta merr me vete Vivën deri atje , si shoqërues, pastaj ata dalin në aeroport dhe e marrin në përkujdesje të duhur. Kudo në territorin kanadez. Vetëm atje mund të shërohet sepse këtu ka vështirësi të papërballueshme meqë këmba e djathtë iu është paralizuar si pasojë e lëndimit të nervit kurrizor” ka shkruar Enver Hasani. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz