BallinaOpinioneE neveritshme sesi llumi i bën jehonë nderit të Ramushit për të...

E neveritshme sesi llumi i bën jehonë nderit të Ramushit për të marrë pak nga fama e tij

Nga Denis Dyrnjaja

Raste si dorëheqja e Ramush Haradinaj janë simbolika më e fortë e pështirësisë njerëzore dhe politike.

E përkrahin ata që në fakt bëjnë të kundërtën e aktit të tij, ose nuk kanë as kurajon minimale të aktit të tij, të paktën si qasje e sjellje politiko/publike.

E mbështesin hajdutë, mashtrues, intrigantë(e), surrogato politike dhe mediatike, me dhe pa identitet publik. Në kësi ngjarjesh, është rasti të marrësh dhe bësh famë nga akti dhe fama e tjetrit.

 Si grami që rritet në kërcellin e grurit. Nëse Ramushi është një burrë i ndershëm ky është nderi dhe kjo është për nderin e tij, nëse është shtetar i ndershëm kjo është ndër të për shtetin e tij.

 Koha do t’i provojë të vërtetat. E vërteta që ska nevojë të presë kohën, është se të gjithë u yshtën të marrin pak famë prej nderit të atij, por shumëkush syresh edhe ja ndot aktin. 

Shiheni ndonjëherë veten në pasqyrë kush jeni e çfarë përfaqësoni në realitet, për të mos qenë kaq të pafytyrë ndaj nderit të një burri a shtetari, që sot gjithkush kërkon të marrë pak lavdi mbi dhe nga krenaria personale e tij! 

Është e neveritshme sesi llumi i bën jehonë nderit!(Tema)/l.m