BallinaLajmeKanosje dhe dhunë në Prizren, tre të arrestuar

Kanosje dhe dhunë në Prizren, tre të arrestuar

Të ngjajshme

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shënuar tri raste të kanosjes dhe dhunës në Prizren.

Policia e Kosovës raporton për tre të arrestuar nga këto raste.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz