Tashmë e një kohë Adria Airways po përballet me kritika për braktisjen e papritur dhe integrimin e fluturimeve, të cilat po anulohen shumë shpesh. E së fundi po thuhet se kjo kompani po shkon drejt falimentimit, shkruan Gazeta Metro.
Duke u përballur me probleme të shumëta financiare, Adria i ka plot 7.8 milionë euro borxh kompanisë Nordica, së cilës, po ka shumë vështirësiri t’ia paguaj atë.
Nordica është kompania shtetërore e transportit, pasardhëse e Estonian Air e cila po kërkon kthimin e borxhit të cilin ia kishte dhënë Adria Airways në vitin 2017 si një lloj kredie me një interes prej 15%.
Nordica është themeluar pas falimentimit të Estonian Air, ndërsa partner kryesor e kishte kompaninë sllovene Adria Airways e cila i ofronte në shërbim sistemin e rezervimeve dhe gjithashtu ndihmë në fushën operative duke i ofruar trajnime të stafit të Nordica.
Kjo marrëveshje ishte e parashikuar të përfundojë në vitin 2017, por Nordica vendosi të ndërpresë marrëveshjen me Adrian sapo gjeti partnerin tjetër me LOT Polish Airlines.
Në këtë mënyrë, i ka dhënë Adria Airways’it një borxh prej 7.8 milion euro me një interes prej 15%, të cilin nëse kompania nuk e paguna, falimentimin e ka të paevitueshëm.
Me këtë dhe problemet e tjera me të cilat është përballur kompania së fundi, apelohet për kujdes tek të gjithë ata që kanë rezervuar bileta për muajt në vazhdim./gazetametro.net