Shkruan Gjyla Çeliku
Aftësia e një njeriut nuk varet nga rezultatet zhgënjyese në shkollë, madje ka nga ata që më vonë janë shndërruar në gjeni dhe në modele frymëzuese, për shkencë dhe për fushat e tjera të dijes. Individët e tillë trurin e angazhojn me vones, por aq fuqishëm sa që e kompenzojn kohën e humbur dhe i tejkalojn bashkëkohësit me suksese shembullore, e po ashtu edhe profesorët e tyre. Ndërsa ka nga ata që sukseset e shkelqyera në shkollë nuk arrijn t’i justifikojn më vonë.
Profesoresha Universitare dhe Zëri i Gruas në Maqedoni Gjyla Çeliku, reagon në profilin e saj në fejsbuk ndaj disa personave që sipas Çelikut: analfabetët me diplomë janë virusi më i dëmshëm i shoqërisë shqiptare!
“Analfabetët me diploma
Si me u bo qytetar pa lëviz këmbën asnjëherë në qytet?!
Si me u bo katundar pa e ditur ku gjindet katundi?!
Si me kry shkollë pa lexu asnjë libër, por pa shku n’shkollë as edhe një ditë?!
Si me u bo doktor dhe me i mbyt njerëzit dhe pa përgjegjësi?!
Si me u bo avokat pa e mësu asnjë ligj , por krejt me porosi dhe përmendesh?!
Si me u bo noter pa e pas burrin politikan ose dashnorin politikan?! Eh, noter/notere s’bohesh pa këto dy pika, sepse është ligj nga politika
Si me u bo doktor shkencash pa shkru edhe një paragraf tëndin në librin e doktoraturës?! Bile tema e trajtuar në libër mundësisht t’mos botohet sepse askush nuk e boton, pastaj përgjigjen: “Janë fenomene që dihen dhe pastaj sot çdo I dyti doktoron
Si me marrë tituj pa ditur asgjë , pa kaluar procedurat?!
Si me i dhanë tituj njeri tjetrit, me u punësu në institucione me kokë boshe, pasi me kokë të lexuar nuk pranohesh?!
Të gjitha i merr era kur ti një ditë e kupton që çdo gjë ka qenë formalitet dhe as dy fjalë s’di të lidhësh kur shfaqesh në publik dhe në realitet. Ti nuk ke faj sepse i ke dhuratë të gjitha nga politika për një votë. As politika nuk ka fajë sepse është e mbushur me analfabetë që një libër s’kanë lexuar në jetë. Një analfabet asnjëherë nuk mud të kuptojë një të shkolluar, sepse për të kuptuar duhet të kalosh të njejtën rrugë të cilën asnjëherë nuk kanë tentuar për ta provuar. Kur shoqëria udhëhiqet nga analfabetë, pjellë analfabetë me diploma.
Analfabetët me diplomë janë virusi më i dëmshëm i shoqërisë shqiptare!”